Sport

Nami në Air Albania, shiten 22 mijë bileta. Kombëtarja sfidë me Poloninë për Botërorin!

Pak orë na ndajnë nga momenti i shumëpritur i ndeshjes Shqipëri-Poloni. Kombëtarja do të presë sot ekipin e Polonisë në stadiumin Air Albania, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”. 22 mijë bileta janë shitur në kohë rekord dhe stadiumi sot pritet të jetë në kapacitetin maksimal.

Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00, ndërsa të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.

FSHF njofton se do të lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar, ndërsa nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj.

Kombëtarja do të ketë mungesa të emrave të rëndësishëm të kuq e zinjve, si Gjasula, Hoxhallari dhe Cikalleshit

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button