Shane Sali është zgjedhur Kryetar i Këshillit Bashkiak të qytetit Greater Shepparton në Australi.
Këshilltari me origjinë shqiptare Shane Sali u zgjodh Kryetar i Bashkisë për Këshillin Bashkiak të Greater Shepparton në mbledhjen shtesë të Këshillit. Kjo do të jetë hera e parë që Sali do të shërbejë si kryetar bashkie që kur u zgjodh në 2020. Postin për periudhën e mbetur të mandatit aktual ai do ta ndajë së bashku me nënkryetarin Cr Anthony Brophy.
Mbledhja shtesë e këshillit u thirr pasi krerja Kim O’Keeffe dha dorëheqjen nga posti i saj si kryetare bashkie të hënën më 6 qershor. Cr O’Keeffe aplikoi gjithashtu për një Leje Mungese e cila do të hyjë në fuqi nga ora 17:00, e premte 10 qershor deri në shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve të ardhshme shtetërore.
Në qytetin Greater Shepparton është i përqendruar një nga komunitetet më të mëdha të shqiptarëve në Australi. Aty prej vitesh realizohet edhe festivali më i madh i kulturës shqiptare Sheparton Harvest Festival.