Lajme

Abazoviq do të ftojë liderët e rajonit të vizitojnë së bashku Kievin

Kryeministri malazez Dritan Abazoviq ka pranuar ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të vizituar kryeqytetin ukrainas, tha Zyra e Kryeministrit, raporton Radio Televizioni i Malit të Zi

Kjo iniciativë erdhi pasi presidenti ukrainas ftoi kryeministrin Abazoviq të vizitojë Kievin gjatë një bisede telefonike.

Siç thuhet në raportim Abazoviq do të nisë idenë e një vizite të përbashkët të kryeministrave nga Ballkani Perëndimor në Kiev, veçanërisht ato që janë pjesë NATO-s me qëllim të dërgimit të një mesazhi më të fortë dhe unik të mbështetjes ndaj sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës nga Ballkani Perëndimor.

Abazoviq ka biseduar të enjten me presidentin e Ukrainës Zelensky, duke theksuar se Mali i Zi ka mbështetur hapur që në fillim pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, duke theksuar se vlerat evropiane të lirisë dhe të drejtës së zgjedhjes janë mbrojtur jashtë Bashkimit Evropian.

Po ashtu Abazoviq ka theksuar se Mali i Zi mbështet plotësisht qëndrimin e BE-së ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button