KorçëLajmeSport

SKËNDERBEU-EGNATIA LUHET SOT NË KORÇË PËR ‘ZONËN E FTOHTË’ ,FINALJA E FUNDIT MBIJETESË…

Në orën 16:45, në stadiumin “Skënderbeu”, do të zhvillohet “finalja” e mbijetesës, Skënderbeu-Egnatia. Korçarët e Skënder Gegës duan me çdo kusht tre pikët për të mbajtur ende gjallë shpresat për mbijetesë, ndërsa rrogozhinasit synojnë tre pikëshin që të largohet nga zona “Play-Out” ku aktualisht janë të pozicionuar.

Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Elbasan Arena” do të zhvillohet një tjetër duel mbijetese, ajo mes Dinamos dhe Teutës.

Blutë e kryeqytetit ndodhen pa “busull” ku kanë koleksionuar pesë humbje radhazi duan kthesën ndaj kampionëve në fuqi të Shqipërisë për të marrë tre pikë me vlera për të mbijetuar, ndërsa durrsakët kërkojnë triumfin që i mungon prej tre ndeshjesh dhe për t’u larguar zonës “Play-Out”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button