LajmeTurizem

Nga Tirana në Dhërmi e Palasë që ngjajnë si Ibiza

E nis me Dua Lipën, reportazhin për Shqipërinë gazetarja e njohur franceze Saliha Hadj-Djilani që punon për një RMC një nga radiot më të mëdha në Francë dhe që ka qëndruar disa ditë në vendin tonë.

Ajo thotë se në këtë kohë pandemie Shqipëria është një vend i hapur për të gjithë.

“Për të shkuar në Shqipëri është mjaft e lehtë. Nuk ka nevojë për viza, mjafton pasaporta dhe meqë jemi në këtë moment nuk ka nevojë për test PCR dhe as pasaportë vaksinimi për të hyrë në vend. Në momentin që mbërrini, maska nuk është më e detyrueshme si jashtë si brenda. Nuk ka nevojë për certifikatë vaksinimi për të shkuar në restorante apo muze. Në fakt në Shqipëri jeta ecën normalisht dhe e dini se përse? Thjesht sepse e menaxhuan shumë mirë krizën”.

Gazetarja franceze thotë se Tirana është një qytet i bukur për tu parë.

“Po, është një qytet i bukur sepse në fakt pavarësisht epokës së komunizmit, me ndërtesa të larta dhe bulevarde të gjera tipike të kohës së komunizmit, jemi larg të qenit një qytet i betonizuar si shumë qytete të tjera në Lindje. Tirana është një qytet i gjelbër ka një park të madh me një liqen mu në mes të qytetit. Kryetari aktual i Bashkisë, Erjon Veliaj ka mbjellë shumë pemë në qytet gjatë viteve të fundit ndërsa ka shtuar gjithashtu pistat e çiklistëve. Kështu që është një qytet shumë i këndshëm e plus duhet ditur do të jetë kryeqyteti i ardhshëm evropian i rinisë”.

Me pas rivierën shqiptare e krahason me plazhet e famshme të Cote d’Azur apo Ibizës.

“Një këshillë të fundit, klubet e plazheve të Dhërmiut dhe Palasës kanë DJ të shkëlqyer është vetëm tre orë larg me makinë nga Tirana, ngjan si Ibiza vetëm shumë herë më lirë, e mbase atje mund të ndesheni edhe me Dua Lipën”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button