Sport

Hysaj shënon golin e dytë në Serie A dhe tregon se pret fëmijën e dytë

Lazio ka shkatërruar me rezultatin tenistik 6-1 skuadrën e Spezias në stadiumin “Olimpico” të Romës. Ndeshja nisi malore për kryeqytetasit me skuadrën mike që shkuan të parët në avantazh me Verden në minutën e 4′.

Më pas ishte një super Immobile, i cili përmbysi rezultatin me një tripletë personale në minutat 5′, 15′ dhe 45+2′. Goli i katërt u realizua nga Felipe Anderson në minutën e 47′.

Festë kishte edhe për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili gjen për herë të parë me fanellën e Lazios rrugën e rrjetës në minutën e 70′. Goli i dytë në Serie A.

Duke festuar ai fut topin nën bluzë, për të treguar se pret fëmijë tjetër.

Ndërsa goli i gjashtë dhe i fundit i takimit u shënua nga Luis Alberto në minutën e 85′. Me këtë fitore Lazio renditet në vendin e parë së bashku me Interin në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Spezia renditet në vendin e 13 me 1 pikë të grumbulluar.

Ndeshja tjetër e luajtur në orën 18:30, ishte Atalanta-Bologna e zhvilluar në stadiumin “Gewiss” të Bergamos përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0. Në këtë sfidë titullar ishte dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti i cili u aktivizua përgjatë gjithë 90 minutëshit.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button