Lajme

Vulin i serviloset Vuçiç-it: S’ka politikan më të fortë në Evropë se sa presidenti serb

Politikani radikal serb që është edhe ministër aktual i Policisë në Serbi, Aleksandër Vulin, e ka lëvduar adashin e tij president, duke thënë se në takimin e Vuçiç-it me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, u mbrojt interesi kombëtar.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ruajtur qëndrimin e Serbisë për çështjen e Kosovës dhe për marrëdhëniet me Federatën Ruse, por edhe për raportin me të drejtën ndërkombëtare”, deklaroi ai, menjëherë pas përfundiit të takimit Vuçiç – Scholz në Beograd.

Sipas opinionit krejtësisht subjektiv të Vulin, “nuk ka asnjë politikan në Evropë që ka treguar forcë dhe këmbëngulje të tillë në mbrojtjen e interesave kombëtare të vendit të tij, siç e ka treguar presidenti Vuçiç para kancelarit gjerman Scholz”.

“Scholz qëllimisht u tregoi serbëve se çfarë pushteti ka, por edhe pa dashje ia tregoi Serbisë se çfarë presidenti ka. Presidenti Aleksandar Vuçiç publikisht, pa e fshehur apo zbukuruar, i tha kancelarit gjermane atë që mysafiri ynë i nderuar nuk donte të dëgjonte”, shton Vulin me krekosje.

Scholz me Vuçiç-in u takua pasi fillimisht pati takim në Kosovë, me kryeministrin Albin Kurtin, derisa e bëri të qartë se Serbia duhet ta njohë Kosovën nëse do Bashkim Evropian.

Scholz u tregoi serbëve edhe çfarë investimesh marramendëse ka bërë Gjermania vitin e fundit në Serbi, duke mundësuar mbi 75 mijë vende pune.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button