Lajme

Kështu përgjigjet kancelari gjerman kur pyetet nga gazetarët serb se pse kërkoi njohjen e Kosovës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka vizituar sot Kosovën dhe Serbinë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Scholz në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e vendit Albin Kurti, tha se mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë njohje reciproke.

Një deklaratë e tillë ka ngjallur reagime të ashpra në shtetin fqinj. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në konferencën pas takimit me kancelarin gjerman tha se “askush në Evropë nuk ka folur ndonjëherë për njohjen reciproke të Serbisë dhe Kosovës.”

Ndërkohë, që në rrjetet sociale është publikuar një video ku një gazetare e cila po merrte pjesë në konferencën e kancelarit gjerman me Vuçiqin, pyet kancelarin se pse kanë ndryshuar qëndrimet e Gjermanisë kundrejt çështjes së dialogut.

“Keni thënë në Prishtinë që është normale që të vijë deri te njohja reciproke, pra që Serbia ta njoh Kosovën. Kur ka ndryshuar kjo? Ku është vendos kjo? Në cilat akte, cilat dokumente? Gjithë kohës flitej hollësisht për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, madje sipas modelit të dy Gjermanive. Pse tani po ndryshojnë aktet vetëm në dëm të Serbisë?”, pyet ajo kancelarin gjerman.

Kancelari Olaf Scholz tha se qëndrimi i Gjermanisë për Kosovën nuk është i ri. Ai theksoj se ky qëndrim tash e sa kohë dihet.

“Qëndrimi ynë rreth çështjes së Kosovës nuk është i ri por tani më një kohë të gjatë i njohur. Përndryshe kam thënë një gjë që është shumë e qartë dhe ndoshta ju ndihmon”, u përgjigj kancelari Scholz.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button