Lajme

Deputetja gjermane e indinjuar: Të ngrijnë negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE. Vuçiç na ka mashtruar

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në Bundestagun gjerman, deputetja e Partisë Liberale Gjermane (FDP) Renata Alt, ka reaguar pas deklaratës së Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në lidhje me njohjen e Kosovës.

Vuçiç, në konferencën e sotme për shtyp, pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se sot për herë të parë ka dëgjuar se po kërkohet njohje reciproke me Kosovën, duke thënë se “këtë nuk e kemi dëgjuar nga Evropa deri më tani”.

“Ne sot dëgjuam se po kërkohet njohja reciproke. Ne kurrë më herët nuk kemi dëgjuar nga askush nga Evropa se po kërkohet njohje reciproke. Këtë e dëgjuam sot në konferencën për gazetarë në Prishtinë”, tha Vuçiç.

Deputetja gjermane përmes një postimi në Twitter, thotë se “Reagimi i Presidentit të Serbisë gjatë konferencës për media mbi kërkesën për njohje të Kosovës është skandaloz”.

“Negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Republikën e Serbisë duhet të ngrijnë. Aleksandar Vuçiç na paska mashtruar për një kohë të gjatë”, ka shkruar Alt.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button