Lajme

Gërvalla takon Blinkenin: Kosova s’ka mike më të mirë se SHBA-në

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se ka pasur bashkëbisedim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit në Ballkan dhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

Gërvalla po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në “Summit of the Americas” në Los Angeles. Në një shkrim në Twitter, ajo ka bërë të ditur se është takuar me Blinkenin për të cilin ka thënë se ka pasur bisedim të përzemërt.

“Gjithmonë do të ketë lidhje speciale Kosovë-SHBA. Ne s’mund të kishim mike më të mirë”, ka shkruar Gërvalla.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button