Elon Musk: Do të rihap llogarinë e Trump. Edhe themeluesi i Twitter është dakord
Elon Musk ka zbuluar se do të rihapë llogarinë e Donald Trump në Twitter nëse blerja e rrjetit social për 44 miliardë dollarë do të përfundojë me sukses.
Gjatë fjalimit virtual në një konferencë në Londër, Musk tha se vendimi i Twitter-it ishte i gabuar moralisht dhe ekstrem. “Mendoj se nuk ishte korrekte të përjashtohej Donald Trump”, tha Musk. Ish-presidentit iu mbyll llogaria në Twitter në janar 2021, pas sulmeve të mbështetësve të tij në godinën e Kapitolit, teksa bëhej certifikimi i Joe Biden si president.
Më parë, Trump ka deklaruar se nuk do të kthehej më në Twitter, edhe nëse ftohej sërish. Që prej vendimit ai ka hapur rrjetin e tij social, “Truth”.
Ajo që befasoi më tepër është reagimi i themeluesit të Twitter, Jack Dorsey, i cili tha se ishte dakord me Trump. “Jam dakord”, tha Dorsey në një postim në Twitter, duke shtuar se ishte pro vetëm pezullimit të llogarive që shpërndajnë materiale si me shfrytëzim seksual të të miturve, por jo në përgjithësi.