KultureLajme

U kthy Komandanti n’Has!

Nga Enver Bytyçi

Dje në qytetin e Krumës-Has u përurua busti i Pjetër Bogdnit! Bogdani jetoi në shekullin XVII. Lindi në Prizren, por rrënjët i kishte në Has!

Ishte prift katolik shqiptar, por edhe komandant lufte e shkrimtar shqiptar i spikatur ne 350 vite!

U kthy dje te rrënjët e tij falë kontributit bamirës të filantropit kukësian, Kadri Morina, president i EUROSIG – INSIG!

Shkrimi i plotë:

Z. Kadri Morinaj vendos përmendoren e Pjetër Bogdanit në Krumë të Hasit, akt patriotik dhe artdashës
Sot në Has u ngrit përmendorja e të madhit Pjetër Bogdani, një njeri i kulturës, artit, letërsisë dhe patriot i madh kombëtar, pararendës i Rilindjes Kombëtare.

Pjetër Bogdani është lindur në Gur të Hasit. Ai është një prej figurave më të rëndësishme kombëtare.
Në ceremoninë e zbulimit të bustit morën pjesë mjaft personalitete të Shqipërisë dhe Kosovës, intelektualë, deputetë, kryetarë komunash e bashkish dhe nga religjionet e dy vebdeve tona.
Fjalën e hapjes së ceremonisë e mbajti Kryetari i Bashkisë Has, Z. Liman Morina, ku ndër të tjera tha: Ky qytet nuk ka patur kurrë më parë kaq shumë kapacitete e potenciale intelektuale, studiues të mirëfilltë të artit letërsisë dhe kontributit të Pjetër Bogdanit, dhe më gjerë. Falenderimet shkojnë dhe për artistin e profesorin, dekanin e Fakultetit të Arteve të Bukura, z. Artan Peqini që ideoi me imagjinatën e artin e tij të mishëruar në bronz portretin e Bogdanit, por dhe për sponsurizuesin e kësaj vepre, biznesmnin ish- nxënësin e shkollës së Krumës, z. Kadri Morina.
Akti që bëri Presidenti i Grupit Eurosig, Insig dhe UBA Bank, Z. Kadri Morinaj, i riktheu vendilindjes së tij emrin e të madhit Pjetër Bogdani, pra Shtatoren që u vendos në mes të Krumës së Hasit.
Hasi mbahet mend për shumë akte trimërie në shërbim të Kombit, por edhe për Pjetër Bogdanin që lindi në atë zonë.
Ndaj kontributi dhe vlerat e tij për kombin shqiptar duhet të shpërbleheshin me një përmendore në mes të kryeqytetit, por në fakt është merita e filantropit Kadri Morinaj, Presidenti i Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, i cili ka iniciuar dhe financuar bustin dhe po e bën realitet në vendlindjen e Bogdanit, në Has.
Është një vlerësim për mundin e dhënë në përpjekjet e tij për gjuhën dhe letërsinë e vjetër shqipe, pararendëse e Rilindjes Kombetare, për kontributin e tij në promovimin e vlerave kombëtare.
Në fakt kjo nuk është shtatore, por permendore e cila vendoset në Has, ndaj mbetet një gjest fisnik nga Z. Morinaj dhe nderon krejt komunitetin hasjan, të cilët kanë nxjerrë nga shpirti i tyre një njeri të përmasave kombëtare si Pjetër Bogdani.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button