Lajme

Masat e reja anti-Covid vështirësojnë kalimet në kufi, radhë kilometrike nga Kosova drejt vendit tonë

Ditën e sotme Shqipëria vendos kushte anti-COVID në kufi. Këto rregulla të reja janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.
Për të gjithë ata që do futen në Shqipëri ditën e sotme, do duhet t’i nënshtrohen rregullave të reja anti-COVID në kufi. Komiteti Teknik i Ekspertëve më 30 gusht vendosi 3 kushte për qytetarët që duan të futen në Shqipëri. E para, të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

Së dyti, nëse nuk kanë bërë vaksinën, atëherë duhet të kenë patjetër testin PCR negativ brenda 72 orëve dhe së fundmi testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. Këto masa të reja kanë shkaktuar kaos në pikat e kalimit kufitar, ku në Morinë është regjistruar në radhë kilometrike makinash nga Kosova drejt vendit tonë, e ndërsa në Qafë-Thanë ka pasur dhjetëra familje që janë kthyer, kjo sepse nuk janë dakord që t’u bëjnë testin e shpejtë fëmijëve. Rregullat vlejnë për fëmijët mbi 6-vjeç, por kjo sipas tyre është e padrejtë.
Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen në atdhe dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit. Pra nëse rezidentët nuk kanë as vaksinë, as nuk kanë bërë tampon, dhe as nuk kanë bërë testin serologjik, duhet të vetëkarantinohet për 10 ditë në shtëpinë e tij. Ndërsa një shqiptar jo rezident që kërkon të hyjë në atdhe pa vaksinë, tampon, apo test serologjik, ndryshe nga shqiptari resident, nuk ka të drejtë të vetëkarantinohet 10 ditë, por i duhet të kthehet në vendin nisjes.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button