Lajme

Behgjet Pacolli publikon fotografi me një punëtor të Mabetex-it, komentuesit : Nuk ka as pajisje elementare për punë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, sot gjatë ditës kishte uruar punëtorët me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Pacolli publikoi një fotografi ku shihet përkrah një punëtori të Mabetex-it, kompani që ai e ka themeluar, mirëpo postimi i tij nuk u shpëtoi kritikave të komentuesve, shkruan Gazeta Online Reporteri.

Pacolli, përmes një shkrimi në Facebook, tha se ndihet i lumtur kur mundëson hapjen e vendeve të reja të punës me ç’rast përmirëson edhe jetesën e kolegëve të tij.

“Urime 1 Maji, dita e punëtorëve! Uroj për të gjithë punëtorët që me punën e juaj të arrini suksese, respekt dhe të shpërbleheni për mundin. Për mua nuk ka gëzim më të madh se kur krijoj vende pune dhe përmirësoj jetën e përditshme të kolegëve të mi”, ka shkruar Pacolli më herët të dielën.

Tutje, ai shkroi se vetëm Mabetex, kompani e themeluar nga vetë Pacolli, numëron rreth pesë mijë punëtorë në Kosovë e mijëra të tjerë në vende të tjera të botës.
Mirëpo, të shumta janë komentet e njerëzve në statusin e tij në Facebook që e kritikuan Pacollin.

Njëri prej komentuesve, M.L., ia vuri në pah Pacollit se punëtori me të cilin kishte publikuar fotografi nuk posedon as elementet themelore për punë, siç janë këpucët apo kapela mbrojtëse.


Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button