Lajme

Imami kosovar gjen zarfin me 500 euro te dera: Për ndihma kush ka nevojë, s’është me rëndësi kush jam

Një person i cili ka dashur të mbetet anonim ka bërë një gjest për t’u duartrokitur, duke lënë 500 euro si ndihma për nevojtarët te dera e shtëpisë së imamit të xhamisë së qytetit të Klinës, Blerim Musliu.

Këtë e ka bërë të ditur vetë imami Musliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku tha se nuk e dinte se kush e kishte lënë atë zarf, vetëm se në të shkruante që të hollat t’i dhuroheshin njerëzve në nevojë, raporton Gazeta Sinjali.

“Sapo e hapa derën, për befasi nuk pashë askënd, vështrova rreth e rrotull, e papritur pashë një zarf. Në të ishte një shumë e parave, 500 euro. Mbeta i befasuar kur bashkë me paratë e gjeta edhe një letër, në të cilën dëftohej se 100 euro janë të destinuara, 400 të tjerat thoshte jepi aty ku ka nevojë”, ka shkruar ndër të tjera hoxha.

Ai tha se ky ishte një moment shumë emocionues për të, pasi në letër thuhej se nuk ka nevojë të dihet se kush ishte ai që dhuroi këto para.

“Kjo ma tradhtoi lotin, duke menduar madhështinë e sinqeritetit, por edhe peshën e madhe të përgjegjësisë. E nëse unë nuk të njoh, padyshim se Zoti të njeh, ty dhe të gjithë bamirësit”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button