KosovaLajme

Ambasadori i Shqipërisë në OKB viziton Misionin e Kosovës në NY

Takim vëllazëror me Ambasadorin e sapo emëruar të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit Permanent në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha.

Ambasadori Isufaj përgëzoi Ambasadorin Hoxha për pozitën e tij të re si Përfaqësues i Përhershëm i Misionit të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara.

Të qenët anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023, si periudhë historike që kur Shqipëria është bërë anëtare e OKB-së, 65 vjet më parë, është edhe një shans i mirë që qëllimi i Republikës së Kosovës për t’u bërë pjesë e këtij organi të avancohet në tryezat vendimmarrëse. E avancimi i çështjes së Kosovës, përveçqë është shtyllë e rëndësishme e politikës së Jashtme shqiptare, është i lidhur ngushtë me paqen dhe stabilitetin rajonal.
Ambasadori Isufaj dhe Ambasadori Hoxha u zotuan se do të punohet së bashku në koordinimin e aktiviteteve për mbarëvajtjen e politikës së Jashtme.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button