Lajme

Tensionet në Bosnje e Hercegovinë, të dielën në Sarajevë zbarkon emisari amerikan

Emisari i Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të zbarkojë të dielën në Sarajevë si rezultat i tensioneve në Bosnje dhe Hercegovinë.

Klix.ba ka konfirmuar se Escobar do të zhvillojë takime me disa nga liderët në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kjo vizitë e Escobar pritet të vijë pas seancës së Këshillit të Sigurimit në OKB që do të mbahet lidhur me situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë, seancë e cila me shumë mundësi do të zhvillohet nesër.

Gjithashtu, Escobar pritet të sjellë një numër të propozimeve drejt politikanëve atje, për të zhbllokuar krizën dhe të pamundësojë kolapsin e institucioneve në Bosnje dhe Hercegovinë.

Bosnja dhe Hercegovina është zhytur në një krizë të thellë si rezultat i lëvizjeve të anëtarit serb të Presidencës, Milorad Dodik.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button