Lajme

Kurti në Katedrën e Albonologjisë në Illinois – “E kemi NATO-n dhe ShBA-në brenda, ndihemi të sigurtë”

“NATO është e pranishme në Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë një bazë ushtarake në vendin tonë, gjë që na bën të ndihemi të sigurte”, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një ligjërate në Katedrën e Albanologjisë “Hidai Eddie Bregu”, në Illinos të Chicagos në Shtetet e Bashkuara, lajmëroi Zyra e Kryeministrit.

Megjithëkëtë, tha Kurti, një përshpejtim i anëtarësimit të Kosovës në NATO do të zvogëlonte shumë kërcënimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe do të forconte paqen dhe sigurinë në Evropë.

“Kosova është historia e suksesit demokratik të rajonit dhe për këtë arsye duhet të mbështetet që të bëhet anëtare e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare dhe rajonale pa ndonjë vonesë të mëtejshme”.

23 vjet pas intervenimit të NATO-s, kryeministri tha se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor.

Mes tjerash ai ka folur edhe për përpjekjen e Kremlinit për të përdorur argumentin e Kosovës si precedent për agresionin në Ukrainën, të cilët e kanë quajtur asgjë më shumë se “gënjeshtër”.

“Të përdorësh Kosovën si shembull për të justifikuar ndërhyrjen në Ukrainë nuk është gjë tjetër veçse injorancë dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj së vërtetës, njerëzimit dhe mendjes së shëndoshë”.

“Tregon një shpërfillje të plotë për të drejtën ndërkombëtare dhe për përgjegjësinë për të mbrojtur normat jetike ndërkombëtare që synojnë të sigurojnë që komuniteti ndërkombëtar nuk do të dështojë më kurrë në ndalimin e krimeve të gjenocidit, krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit”.

“Në përmbyllje të ligjëratës, kryeministri Kurti tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri dhe miku më i ngushtë i Kosovës dhe se lidhja jonë është e fuqishme edhe për shkak se ndajmë vlerat e përbashkëta të lirisë dhe demokracisë dhe bindjen e thellë se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe duhet të kenë të drejtë të barabartë për të kërkuar lumturinë, lirinë dhe autonominë për të ndjekur të vërtetën”, përfundoi njoftimi.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button