Lajme

Rama viziton Beogradin në 3 dhe 4 nëntor, do të marrë pjesë në takimin për ‘Open Balkan’

Në datat 3 dhe 4 Nëntor në Beograd do të zhvillohet takimi i radhës së 3 vendeve që kanë firmosur për iniciative Open Ballkan.

Kryeministri Rama, presidenti serb Vuçiçi dhe kryeministri Zaev do të diskutojnë për hapat e radhës për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave për qytetarët e tyre.

Nuk dihet ende nëse në Beograd janë thirrur të marrin pjesë dhe përfaqësuesit e 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që ende nuk e kanë hedhur hapin për t’ju bashkuar kësaj nisme.

Rama, Vuçiç dhe Zaev në mbyllje të tryezës së diskutimeve do të zhvillojnë dhe një konference për shtyp.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button