Lajme

“Me ua përsërit me miliona herë atyre që harrojnë:“S’jam kosovar, jam shqiptar”

“Një vogëlush është prekur jashtë mase teksa mësuesja e tij ka dashur ta zhvendosë në një shkollë kosovare.

I filmuar nga nëna e tij, fëmija që në pamje nuk duket më shumë se 6 apo 7 vjeç, përlotet dhe tregon se ai nuk është kosovar, por shqiptar i Kosovës.

Fëmija: Edhe mësuesja dontë të më çonte tek shkolla e kosovarëve…a jam kosovar? Jo

Mami: Po

Fëmija: Jo, s’jam kosovar

Mami: Po çfarë je

Fëmija: Jam shqiptar i Kosovës

Mami: Okej…

Kjo video është bërë mjaft virale dhe këmbëngulja e fëmijës, i cili përplas këmbët në tokë dhe nuk pranon se është kosovar , tregon shumë për pasojat e ndarjes së trevave shqiptare. Pamjet janë publikuar nga shumë personazhe të njohur, sidomos në Kosovë, të cilët mesa duket e ndiejnë vetën njësoj si vogëlushi në video: Jo kosovarë, por shqiptarë të Kosovës!”

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button