Lajme

Grenell thotë se të qenit i dërguar Presidencial për Kosovën dhe Serbinë, qe detyra e tij më e preferuar

Ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, ka bërë të ditur se pozita si i emëruar special i tashmë ish-presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, qe detyra më e preferuar e tij.

Këtë e tha vet ai, derisa po realizonte një intervistë për shou-n televiziv, Kash’s Corner, kur nikoqiri i këtij emisioni Kash Patel, e prezantoi Richard Grenellin si diplomat amerikan, ambasador në Gjermani, por duke e harruar ta prezantojë me titullin e fituar për angazhimet për Prishtinën dhe Beogradin zyrtar, përcjell Klankosova.tv.

Për këtë Grenell i reagon menjëherë atij, duke i thënë se ‘’keni harruar një nga titujt e mi?!’’.

Richard Grenell: Keni harruar një nga titujt e mi.

Patel: Çfarë?

Richard Grenell: I dërguari Presidencial për Kosovën dhe Serbinë. Ti e di që është e preferuara ime.

Patel: Ju keni kaq shumë tituj. Unë nuk mund të vazhdoj me ta.

Richard Grenell: Megjithatë, ky është i preferuari im.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button