Lajme

Kryediplomatja shqiptare ia përmend “sy më sy” njohjen e Kosovës ambasadorit serb

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Serbisë në Tiranë, Slobodan Vukçeviq.

Në një postim në Twitter, Xhaçka ka thënë se Shqipëria e Serbia kanë bërë progres të dukshëm në lënien prapa të “së kaluarës së vështirë”.

Sidoqoftë, Xhaçka ia ka përmendur ambasadorit serb se njohja reciproke me Kosovën është çështje kyqe në ndërtimin e një paqe të qëndrueshme në Ballkan.

“Mirëprita ambasadorin e ri të Serbisë në Shqipëri, Slobodan Vukçeviq. Shqipëria dhe Serbia kanë bërë hapa të rëndësishëm në lënien prapa të së kaluarës së dhimbshme. Ka ende punë për të përmirësuar bashkëpunimin dhe raportet bilaterale. Raportet miqësore Shqipëri-Serbi dhe njohja reciproke me Kosovën janë çelës për një Ballkan stabil dhe prosperues”, ka thënë Xhaçka në Tëitter.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button