Lajme

Bëri simbolin e shqiponjës me duar, Miss Serbia lë konkursin dhe i kërkon falje kombit të saj: Rashë në grackë

Miss Intercontinental Serbia, Valentina Petrovic ka reaguar pasi bëri me duar shqiponjën dykrenare teksa pozonte me Miss Shqipërinë, Miss Malin e Zi dhe Miss Kosovën. Ky veprim i saj shkaktoi jo pak zhurmë dhe Valentina përmes një postimi në rrjetet sociale është detyruar që të kërkojë falje dhe të lerë garën.

Ajo thotë se ai moment ka qenë një pakujdesi dhe “spontanitet budalla”.

“Dua të bëj një njoftim publik për foton që po qarkullon në rrjetet sociale! Në një eufori të vrullshme për festën më ftuan të bëja një foto, qëndrova pranë vajzave me shpejtësi të madhe dhe vajzat m’i vunë duart në eufori. Nuk kisha qëllime të këqija, ishte një moment pakujdesi dhe spontaniteti budalla.

Unë dua t’i kërkoj falje të gjithë kombit tim, popullit të Kosovës dhe Metohisë, shoqërisë sime, familjes sime që janë konfuzë për shkak të fotografisë së bërë dhe pamaturisë sime dhe rënies në grackën e qëllimeve të këqija të dikujt tjetër. Unë e dua dhe inkurajoj vendin tim dhe vlerat e tij. Shteti ynë është simboli i vetëm që mbaj në zemër. Unë thjesht nuk mendoja kur ndodhi ky akt.

Më vjen shumë, shumë keq, ndaj, përveç një ndjese të thellë, mora vendimin t’u kërkoja leje organizatorëve për t’u larguar nga konkursi dhe kështu të çlirohem nga presioni aktual që po mbaj. Më vjen shumë keq për këtë, por thjesht ndodhi në mënyrë të pamatur. Më duken të vështira të gjitha mesazhet dhe kritikat, por keni të drejtë. Më falni, shpresoj të më kuptoni”, tha Petrovic në reagimin e saj.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button