Lajme

“Pse Kosova si shtet duhet të negocioi me Serbinë për sovranitetin e saj!?”

Reciprociteti është ndër parimet themelore në te drejtën ndërkombëtare që rregullon sjelljen e shteteve të pavarura dhe sovrane ndaj njëri tjetrit.

Shkruan: Avdi Smajlaj

Andaj, logjikisht dhe legalisht, shtetet e pavarura dhe sovrane nuk e negociojnë këtë parim dhe të drejtë të tyre.

Negociimi se a duhet të gëzohet kjo e drejtë dhe a mund të zbatohet ky parim lajthit sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit.

Shtetet thjeshtë e zbatojnë reciprocitetin.

Pse Kosova, si shtet i pavarur dhe sovran, duhet të negocioj parimin dhe të drejtën e reciprocitetit?!

Më tutje se kjo, pse Kosova duhet merret vesh me të tjerët, pse duhet të marr leje nga tjetri përmes marrëveshjes, nga Serbia, për të ushtruar të drejtën e saj të natyrshme si shtet i pavarur dhe sovran.

(Avdi Smajlaj është politolog dhe komentator politik.)

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button