Lajme
Ministri i Jashtëm kinez udhëtim në rajon, vizitë edhe në Shqipëri
Ministri i Jashtëm i Republikës Popullore të Kinës, njëherësh Këshilltar i Shtetit Wang Yi do të vizitojë Shqipërinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.
Qëllimi i vizitës së tij në Shqipëri nuk dihet ende, megjithatë Ëang Yi pritet të takojë homologen shqiptare Olta Xhaçka.
Ministri i Jashtëm kinez do të vizitojë gjithashtu edhe Greqinë, Serbinë dhe Italinë.