Ndryshimet kushtetuese? Rama: Dialog në anglisht me PD-në, s’ka! Vetëm Bibla dhe Kurani nuk preken
TIRANË – Në konferencën për shtyp me ambasadorin Soreca, kryeministri Edi Rama nuk dha një qendrim të saktë për sa i takon propozimeve të PD për ndryshimet kushtetuese.
Kryeministri tha se është gati të ballafaqohet me opozitën, pavarësisht se PS aktualisht nuk po mendon për ndryshime kushtetuese.
“Nuk është etike që t’i komentoj këtu këto propozime. Kemi dhënë disponim total për t’i diskutuar në mënyrë srioze në procesin e dialogut që sipas meje duhet të ushqehet me vullnet të mirë mes palëve. Do më ndjeni të mos jap opainione para se t’i japim dialogut një shans real. Të kemi mundësi t’i ballafaqojmë me palën tjetër, duke patur vullnet të dëgjojmë, e duke kërkuar të dëgjohemi.
Dëshiroj t’i japim një shans dialogut, opozita ka bërë tre propozime, mund të bëjë edhe më shumë është në të drejtën e vet. Jemi gati t’i diskutojmë drejtperdrejte me ta dhe jo me pasqyra ku secili flet vetë e nuk dëgjon cfarë thotë tjetri.”- tha Rama.
I pyetur sërish nga gazetarët, nëse PS është gati të ndërhyjë në Kushtetute, Rama tha se vetëm Kurani dhe Bibla janë të paprekshëm. Gjithsesi, kryeministri bëri të ditur se nuk do të lejojë që të bëhet dialog në anglisht, duke lënë të kuptohet se kjo është një çështje që duhet zgjidhur mes palëve politike.
“Vetëm Biblën dhe Kuranin nuk mund të ndryshojmë, çdo gjë tjetër po, nëse biem dakort, nuk është e shkruan në gur. Mund të ketë vend për diskutim por asgjë që nuk është e pandryshueshme. Ideja për të pasur një arritje janë shtysa për të shkuar përpara, nuk jemi në këtë moment dhe nuk është në vizionin apo në qëllimet tona që t’i futemi këtij ndryshimi. Nëse të tjerët kanë ide të kësaj natyre janë të mirëpritur të vijnë dhe të diskutojmë. Por, edhe një gjë, do ta përsëris edhe në sy të ambasadorit, sa të jem unë nuk ka më dialog në anglisht me Opozitën. Nuk kemi pse fusim në siklet dhe miqtë tanë, janë të pzëvendësueshëm, kanë interesin e tyre strategjik, e kanë këta, edhe BE-ja edhe SHBA-ja për ta pasur Shqipërinë të integruar. Dialogje më anglisht mes shqiptarësh…mund të ketë por jo përsa kohë drejtor unë kryeministrinë”, tha Rama.