Lajme

Ambasadori gjerman: Gjermania mbetet partnere e palëkundur në rrugën evropiane të Kosovës

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rode tha se Gjermania mbetet partnere e fortë në rrugën e integrimit evropian të Kosovës.

Këtë koment ambasadori gjerman e bëri pasi shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog njoftoi se ia kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani i është dorëzuar Raporti i Progresit për këtë vit.

“Gjermania vazhdon të jetë një partnere e palëkundur në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE”, shkroi Rohde.
Ndërsa Szunyog tha se “Raporti i jep kredite përparimit të bërë në disa prej fushave”, por theksoi gjithashtu reformat që duhet të zbatohen efektivisht dhe shkroi se “mbetet shumë punë”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button