Lajme

Media serbe: Pesë diplomatët e kalitur të presidentit Biden për Ballkanin

Bazuar në diplomatët e përzgjedhur nga presidenti amerikan Biden për Ballkan, në periudhën e ardhshme Uashingtoni ka synime serioze në këtë regjion, shkruan “Blic”.

“Pesë specialistët” e Biden janë Gabriel Escobar, Christopher Hill, Jeff Hovenier, Michael Murphy, James O’Brien, disa do të marrin detyrat e ambasadorit, disa të dërguar nga Departamenti, por të gjithë janë diplomatë të kalitur dhe synojnë paraqitje energjike në Ballkan nga ShBA.

Bëhet fjalë për diplomatë shumë aktiv në regjion qysh nga vitet 90-ta, njohin mirë rrethanat, dy nga ata ishin pjesëmarrës në Rambuje, ndërsa njëri edhe nënshkrues i Dejtonit.

I dërguari i Departamentit të Shtetit për Ballkan Eskobar është energjik, që u dëshmua pas krizës së tabelave edhe reciprocitetit, ku shkoi në Bruksel dhe ndikoi në arritjen e marrëveshjes.

Ai në karrierën e tij ishte zëvendës shef i misionit të ShBA-ve në Beograd, deri në ardhjen e Godfri ishte kryes i punëve në ambasadë. Pas ndryshimeve të tetorit 2001 ishte shef kabineti në zyrën e lartë në Banjallukë dhe zëvendës i ekipit diplomatik në Podgoricë.

Eskobar do të punojë për së afërmi me Kristofer Hillin që Biden e emëroi ambasador në Serbi, e ai vjen vitin e ardhshëm, që cilësohet si yll diplomatik që mund të shpejtojë shthurjen e nyjës së Kosovës. Gazeta shkruan se Hill “kthehet në vendin e krimit”, pasi puna e parë e tij ishte Beogradi, ishte bashkëpunëtor i Hollbrukut dhe i dërguari për Kosovë nga 1998-1999, ambasador në Maqedoni dhe pastaj edhe Kore.

Përderisa Hill ka shërbyer në Beograd, kolegu i tij Xhefri Hovenier do të jetë në Prishtinë dhe llogaritet “specialist për Ballkan”, atje shkon nga Turqia ku ishte zëvendës i misionit ne ambasadën amerikane. Ka punuar në ambasada në Greqi, Turqi, pjesëmarrës në Rambuje dhe anëtar i ekipit të Atisarit.
Ka ndihmuar shumë Eskobar në hapjen e ambasadës në vitin 2000 në Beograd e më pas ka mbikëqyrur kryengritjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, u nderua nga Thaçi në vitin 2018 në përvjetorin e dhjetë të pavarësisë së Kosovës.

Media shkruan se Komiteti për politikë të jashtme do ta mbështes dialogun me ndërmjetësimin e BE-së për normalizimin e raporteve mes Kosovës edhe Serbisë, duke cituar Biden se ai duhet përfundojë me njohjen e ndërsjellë.

Si Hovenier edhe Majk Marfi ambasadori i ri amerikan në BeH është veteran i shërbimit diplomatik dhe ka rreth 30 vjet përvojë ndërkombëtare, aktualisht zëvendës ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit.

Ka kryer shumë detyra në Sarajevë, njeh mirë rrethanat dhe ka qenë këshilltar në ambasadën në Prishtinë (nga 2006 deri 2009) dhe pastaj si zëvendës ndihmës në ambasadë deri 2012.

I fundit në këtë pesëshe por jo nga rëndësia është Xhems O’Brajen që do jetë koordinator për politikën e sanksioneve në Departamentin amerikan. Është njeriu kyç amerikan në marrëveshjen e Dejtonit dhe shkrues i Kushtetutës së BeH.

Ishte këshilltar nga 1989. deri 2001 i sekretares amerikane të Shtetit Medlin Ollbrajt, si zëvendës i parë dhe drejtor planifikimi të politikave edhe i dërguar për Ballkan.

Në kohën e Klinton ka punuar në Departament të Shtetit, duke u fokusuar në ish Jugosllavi në mizoritë e luftës, përfaqësues special për çështjen e pengjeve, ndërkohë ka shërbyer edhe tek Obama etj.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button