Mbretëresha 95-vjeçare e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, ka refuzuar çmimin “E moshuara e vitit”, me argumentimin se “njeriu plaket kur do vetë”.
Çmimi u dha nga revista Oldie, të cilës pasi iu refuzua çmimi, iu dërgua një letër nga Pallati Mbretëror.
“Madhëria e saj beson se njeriu plaket kur do vetë, kështu që Mbretëresha nuk beson se i plotëson kriteret përkatëse që të pranojë çmimin dhe shpreson që të gjendet personi i denjë për këtë çmim”, thuhej në letrën e ndihmësit të Mbretëreshës Elizabeth, dërguar revistës Oldie.
Mesa duket Mbretëresha Elizabeth II ndjek gjurmët e bashkëshortit, Princit Philip i cili u nda nga jeta në prill të këtij viti në moshën 99-vjeçare. 10 vite më parë, atij iu dha i njëjti çmim por edhe ai e refuzoi.