Telefoni punon edhe pa internet, studentja shqiptare Xhuliana Kurti fiton çmimin e dytë në konkursin ndërkombëtar në Gjermani
Shpërndarja e materialeve me celular edhe kur nuk ka internet apo nuk është bërë abonimi, është shpikja më e re në teknologji që mban firmën e një studente të universitetit të Durrësit. Xhuliana Kurti, ka marrë çmimin e dytë në konkursin ndërkombëtar në Gjermani dhe tashmë për idenë e saj do të mblidhen fonde për ta vënë në zbatim.
Kjo është Xhulia Kurti, studentja shqiptare që fitoi çmimin e dytë në Gjermani pasi paraqiti ide inovative për dërgimin e materialeve përmes ‘Smartfonëve’ edhe pa internet dhe pa paguar faturën. 23 vjeçarja u përzgjodh nga juria mes 26 finalistë.
Xhulia vijon studimet në vitin e tretë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës ndërsa është e para shqiptare që fiton një çmim të tillë në konkursin prestigjioz “IAA mobilitython”.
Projekti i të resë shqiptare fokusohet tek teknologjia pa Wifi.
“ Në këtë konkurs unë u paraqita me projektin që mbështet teknologjinë pa ËIFI, duke marrë pjesë në teknologjinë që ne do merremi me navigimin me dërgimin e mesazheve, dhe dërgimin e fotove, dhe duke i shpërndarë ato me teknologji pa internet.”
Së shpejti ky projekt pritet që të prezantohet përballë sponsorëve të mëdhenj gjermanë dhe europianë.
“Unë personalisht kam një takim me sponsor në Gjermani dhe më pas do mundohem që të mbledh fonde.”– shprehet ajo.
“IAA mobilitython” këtë vit u zhvillua në Mynih, nën kujdesin e Ministrisë Gjermane të Teknolgjisë dhe Infrastrukturës.