Drecun: Kosova do të përpiqet që përmes targave t’ia imponojë njohjen Serbisë
Nga e hëna, regjimi me letra ngjitëse në targa është aplikuar mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të marrëveshjes së arritur më 30 shtator në Bruksel.
Kryetari i Komisionit parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, deklaroi se ende nuk është kërkuar një zgjidhje përfundimtare për targat dhe se siç tha ai “Prishtina do të përpiqet t`ia imponojë Beogradit që ta njohë pavarësinë e Kosovës”.
Me këtë, sipas tij, “në lojën politike do të prezantohet çështja e recirpocitetit”.
“Një zgjidhje përfundimtare për targat dhe zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes duhet kërkuar, dhe kjo është puna e Grupit Punues që do të formohet deri në fund të muajit, siç ishte planifikuar, dhe që duhet të gjejë një zgjidhje në gjashtë muajt e ardhshëm “, tha Drecun.