Lajme
Christian Schmidt: Në ‘Ballkanin e Hapur” të përfshihen edhe Kosova, Mali i Zi e Bosnja
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkësisë Ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, i ka dalë në mbrojtje iniciativës “Ballkani i Hapur” .
Ai ka deklaraur se Ballkani i Hapur e përshpejton bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se do të ishte më së miri që të zgjerohej edhe me shtetet e tjera.
Aktualisht, pjesë e këtij unioni janë Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, ndërsa jashtë janë Kosova, Bosna dhe Mali i Zi.
“Nëse do të mund të zgjerohej në gjashtë vende nga tri sa janë, kjo do të ishte gjë shumë e mirë… Nismat e shfrytëzuara mirë mund të hapin rrugë për sukses ekonomik për të gjithë,” u shpreh z. Schmidt.
Ai insistoi që përfaqësuesit serbë të riktheheshin në institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës.