Lajme

Rama për mediat spanjolle: “Jemi mësuar me rrugën e vështirë, nuk presim asgjë nga BE

Sot Liderët e Bashkimit Evropian dhe kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Samitin e Brdos në Slloveni, për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Në një intervistë për median spanjolle ‘El PAIS’, kryeministri, Edi Rama tha se Shqipëria është mësuar me rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë nga Europa, pasi kjo e fundit nuk ndodhet në momentin e saj më të mirë.

Edi Rama: “Ne kemi mësuar rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë, sepse kemi parë që Evropa nuk është në një moment shumë të mirë, me shumë probleme të brendshme dhe zgjerimi nuk pritet me entuziazëm. Ne kemi dëgjuar shume gjëra për shumë vite dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Von der Leyen flet në emër të Komisionit, por Komisioni është një gjë, Këshilli është një tjetër, fjalët e bukura janë një gjë, faktet gjë tjetër … Në këtë proces ka pasur gjithmonë një, dy, tre shtete anëtare që janë kundër. Tani është Bullgaria, kështu që për ne është më mirë të mos presim, sepse kur prisni duhet të ndjeni turpin e refuzimit.”

Rama këmbëngul se hyrja e Shqipërisë në BE është një “nevojë” dhe se nuk ekziston asnjë “alternativë” tjetër për pos integrimit të vendit tonë në BE. Kryeministri gjithashtu u shpreh “Evropa është zgjedhja dhe feja jonë.”

Edi Rama: “Integrimi është i vetmi proces që unë e konsideroj jetësor, se si të ndërtojmë një shtet demokratik dhe funksional bazuar në sundimin e ligjit, në një ekonomi konkurruese të tregut të lirë të bazuar në një shoqëri dinamike në standardet e BE -së. Jo sepse na kërkohet, por sepse BE-ja është e ardhmja jonë. Atëherë, ajo që ndodh në Bruksel nuk varet nga ne as nuk më shqetëson […]. Unë nuk jam pesimist, por nuk dua të humbas më energji duke u ankuar.”

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button