LajmeShow Biz

Si Putin përdori përkthyesen simpatike për të shpërqendruar Trump

Një zyrtare e Shtëpisë së Bardhë pretendon se Vladimir Putin i bëri “një hile” Donald Trumpit në samitin e G20 më 2019.

Shefi i Kremlinit sipas saj, kishte marrë me vete një përkthyese shumë simpatike që të hutonte ish-presidentin amerikan.

Stephanie Grisham i bën këto pohime ne librin e saj të ri : “Do t’i përgjigjem tani pyetjes suaj, çfarë pashë tek Trumpi në Shtëpinë e Bardhë”.

Sipas saj, përkthyesja Daria Boyarskaya është shfaqur në shumë poza joshëse.

Vetë Grisham e përshkruan si një “brune mjaft tërheqëse, me flokë të gjatë, fytyrë të këndshme dhe një trup të mrekullueshëm”.

Ajo thotë se nuk ishte e vetmja që kishte dyshime se 36-vjeçarja ishte përzgjedhur nga Putini për t’i tërhequr vëmendjen Trumpit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov i hodhi poshtë të tilla pretendime.

“Përkthyesit sigurohen nga ministria e jashtme me kërkesë të administratës presidenciale; Putini vetë nuk është i përfshirë dhe nuk ka asnjë lidhje me këtë proces”, – deklaroi Peskov.


Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button