Lajme

Boshnjaku flinte nën urë – por sot ai ka 5 kompani dhe 60 punëtorë

Admir Suljiq u largua nga Bosnja dhe Hercegovina për në Kroaci në vitin 2000 me atlete të huazuara dhe me vetëm disa dhjetëra marka.

Në fillim, ai flinte nën urë, por falë suksesit të tij në biznes, sot ai ka disa kompani me rreth 60 punonjës, shkruajnë mediat e huaja

Siç bëhet e ditur, Admir Suljiq themeloi një kompani e cila merret me “shkyçjen” e tubave të kanalizimeve 365 ditë në vit.

Përveç ndërhyrjeve emergjente të ujërave të zeza, kompanitë e tij merren me zdrukthtari dhe instalimin e pajisjeve ftohëse.

“Kam fjetur nën urë. Ishin ditë, muaj dhe vite që asnjë njeri normal nuk do të donte t’i mbante mend, e lëre më t’i ritregonte”, ka thënë ai për DW.

Dhe sot, ai zotëron pesë kompani në Kroaci me gjithsej rreth 60 punonjës.

Me gjithë rrugën e mprehtë, ai nuk e humbi qetësinë dhe sensin e humorit.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button