Lajme

Greqia ul taksat, të rinjtë që fillojnë punë për herë të parë do marrin 1200 euro…

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar shkurtime të taksave si dhe një sërë masash për familjet në nevojë.

“Në konsultim me stafin financiar, ne po shpallim përmirësimin e synimit te rritjes ekonomike për vitin 2021 nga 3.6% në 5.9%. Lajme inkurajuese edhe për bizneset: Tatimi mbi të ardhurat zvogëlohet nga 24% në 22% në mënyrë të përhershme”, tha ai.

Mitsotakis po ashtu ka shpallur një plan veprimi kombëtar për të rinjtë të cilët sipas tij u rritën gjatë krizës ekonomike, përjetojnë karantinat si dhe krizën klimatike.

“Që tani e tutje, të rinjtë deri në moshën nga 29 që nuk kanë punuar asnjëherë, nëse punësohen me kohë të plotë, do të subvencionohen nga shteti me 1,200 euro për 6 muaj. 600 do të shkojnë tek punëdhënësit për uljen e kostove të pagës, dhe 600 të tjerat do t’u jepen atyre përveç pages qe do marrin”, tha ai.

Duke theksuar se përgjigja e vetme ndaj pandemisë është vaksinimi, Mitsotakis ka premtuar stimuj tek të rinjtë nga 15-17 vjeç që do të vaksinohen 50 GB internet dhuratë .

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button