Lajme

Nesër Merkel mbërrin në Tiranë, zbulohet programi i vizitës

Më 14 shtator, Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vijë në Shqipëri për të takuar krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas një vizite në Beograd.

Në Tiranë, përveç kryeministrit Edi Rama, do të takojë në biseda dypalëshe, liderët e qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas zëdhënëses së qeverisë gjermane, Martina Fietz ditë më parë, Kancelarja do të bisedojë për “Tregun e Përbashkët Rajonal”.

Programi i vizitës së Kacelares gjermane Angela Merkel në Tiranës nis me ceremoninë e mirëseardhjes në orën 10:20: konkretisht:

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park

12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button