Lajme

Pemë në vend të flokëve, arti unik i artistit brazilian

Artisti brazilian i rrugës, Fábio Gomes Trindade, kombinon pikturën dhe natyrën për të krijuar vepra të veçanta që janë të plota vetëm kur shihen së bashku. Me ndihmën e degëve të pemëve që qëndrojnë mbi pikturat e tij të gjalla, ai prodhon portrete ku vetëm një pjesë e kokës është e pranishme, si fytyra dhe një pjesë e flokëve.

Por kur shoqërohet me pemë të lulëzuara shumëngjyrëshe dhe gjethe jeshile, portreti merr një formë të plotë dhe të bukur. Është një mënyrë e zgjuar dhe e këndshme për syrin, për të kombinuar elementet e mjedisit urban me atë natyror.

Dy nga pjesët e fundit të Trindade janë frymëzuar nga një fëmijë model i quajtur Egypt Sarai. Vajza e re përshkruhet në dy mënyra nga artisti; njëra me një afro që përfshin lule rozë dhe tjetra me flokët e saj të ndarë në dy “topa” në majë të kokës. Në çdo pikturë, Trindade kap tiparet e ëmbla dhe të buta të Sarait përmes bojës me llak dhe rrit bukurinë e saj me pemët.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button