Lajme

Njihuni me Grace, robotin infermier që do “púshtojë” shëndetësinë

Në vitin 2016, Hanson Robotics pushtoi botën me Sophia, të cilës iu dha nënshtetësia e Arabisë Saudite. Tani, firma robotike me bazë në Hong Kong ka zbuluar shpikjen e saj të fundit: Grace, një robot humanoid që shpreson se do të bëjë revolucion në kujdesin shëndetësor.

E projektuar si asistente për mjekët, Grace është e pajisur me sensorë, përfshirë një aparat fotografik termik për të zbuluar temperaturën dhe pulsin e pacientit, për të ndihmuar mjekët të diagnostikojnë sëmundjen dhe të ofrojnë trajtime.

Android është një shoqërues edhe për pacientët. E specializuar në kujdesin për të moshuarit, Grace flet tre gjuhë – anglisht, mandarin dhe kantoneze – dhe mund të shoqërohet dhe të zhvillojë terapi bisedash.

Robotët si Grace janë menduar si një mbështetje për profesionistët mjekësorë sesa një zëvendësim, thotë themeluesi dhe CEO i “Hanson Robotics” David Hanson.

“Përdorimi i AI dhe robotikës në këtë kontekst mund të ndihmojë në mbledhjen e të dhënave të rëndësishme për ofruesit e kujdesit shëndetësor për të vlerësuar mirëqenien e pacientit,” shton ai.

E zhvilluar posaçërisht për sektorin mjekësor, shpikja e Grace vjen në mes të pandemisë së koronavirusit kur ka pasur kërkesë të shtuar për zgjidhje dhe kujdes pa kontakt. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Robotikës (IFR), shitjet globale të robotëve mjekësorë ishin tashmë në rritje para pandemisë, deri në 28% midis 2018 dhe 2019 dhe IFR parashikon që vlera e sektorit mund të dyfishohet në tre vitet e ardhshme.

Hanson Robotics thotë se do të fillojë prodhimin masiv të robotëve, përfshirë Sophia dhe Grace, në fund të vitit 2021.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button