Lajme

Xherdan Shaqiri në telashe me fqinjët për ndërtimin e vilës

Telashe për Xherdan Shaqirin. Mediat zvicerane shkruajnë se futbollisti i njohur po has në kundërshtime e pakënaqësi për ndërtimin e vilës së tij 270 metra katrorë në Rheinfelden AG, bashki në kantonin Aargau në Zvicër.

Projekti i ri që është parashikuar po has në kundërshtimin e fqinjëve. Ata nuk janë kundër Shaqirit por kundër projektit të ri , shkruan “Basler Zeitung” sepse thonë që ka shumë beton dhe pak hapësira të gjelbërta.

“Po, fqinjët nuk e pëlqejnë” tha Enrico Kyburz, arkitekti i projektit kontroversal, duke shtuar se planifikohet të rishikohet projekti për shkak se një marrëdhënie e mirë me fqinjët është shumë e rëndësishme për Shaqirin, tha Kyburz.

Projekti i banesës parashikon shumë tarraca, kinema, dhomë fitness, një pishinë, hapësira parkimi dhe për miqtë madje dhe stacion karikimi për makinat elektrike, e shumë të tjera, shkruan Basler Zeitung.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button