Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vazhdon ta mbështes “Ballkanin e hapur”, përkundër kundërshtimeve të fuqishme, ndonëse atë vazhdojnë ta kundërshtojnë liderët e Kosovës, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.
Për kundërshtimin e Kurtit, ka folur edhe Rama, në një intervistë së fundi.
Sipas tij “‘Ballkani i Hapur’ po mbështetet nga të gjithë. “Është rruga jonë për t’u bërë më të fortë. Kemi çuar një propozim në Francë dhe aty kemi ngecuar sepse Vuçiç nuk e pranonte lëvizjen e njerëzve. Ai nuk e pranonte sepse do të zhdukte kufirin mes Kosovës. Gjëja më absurd në këtë proces është se sot serbët janë në tavolinë dhe ikin kosovarët”, ka thënë Rama ndër tjera.
Analisti Adem Bytyçi ka komentuar deklaratën e kryeministrit shqiptare Edi Ramës, duke thënë “Ballkani i hapur” është në favorin e Serbisë.
Ai për këtë i jep të drejtë kryeministri Albin Kurti, i cili e kundërshton, si një zgjidhje jo e drejtë për Kosovën.
“Open Ballkan është ide e gabuar e Ramës, në favorin e Serbisë. Marrëveshjen trilaterale Rama-Vuqiq-Zaev, përkitazi me “Open Ballkan” e ka kundërshtuar edhe ndërmjetësi europian në negociatat Kosovë – Serbi. Kurti, me të drejtë e ka kundërshtuar “Open Ballkan” si një zgjidhje jo e drejtë për Kosovën dhe në kundërshtim me aspiratat e BE-së, për t’i integruar të gjitha shtetet e Ballkanit perëndimor së bashku në BE”, ka thënë ai.
Në fund Bytyçi, thotë që veprimet e Ramës, vetëm sa do ta prolongojë integrimin e Shqipërisë në BE.
“Rama me veprimet e tija absurde politke në raport me Europën dhe miqësinë e tij me Vuqiqin e Serbisë vetëm sa do ta prolongojë integrimin e Shqipërisë në BE”, përfundon ai.