Lajme

Dardanët shfaqin koreografinë speciale në takimin Kosovë-Greqi

Dardanët kanë zbuluar një koreografi speciale në takimin e Kosovës ndaj Greqisë në kuadër të kualifikimeve për në Kupën e Botës.

Përfaqësuesja jonë është nikoqire e grekëve për takimin që filloi në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Grupin B.

Derisa lojtarët po futeshin në fushë, tifozeria jonë shfaqi një koreografi tejet domethënëse dhe frymëzuese për popullin tonë.

Në të, ishin të shfaqura Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, që tashmë kanë bërë krenare Kosovën.

Të trija xhudistët kanë fituar medalje olimpike, derisa Gjakova e Krasniqi në këtë verë i sollën të arta nga Lojërat Olimpike që u mbajtën në Tokio.

Natyrisht se kjo koreografi do t’i ketë frymëzuar lojtarët tanë, duke kujtuar suksesin e madh të tri xhudisteve tona.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button