KosovaLajme

Sonte arrijnë refugjatët e parë afganë në Kosovë, pritet të vendosen në Bondsteel

Rreth 100 refugjatë afganë pritet të arrijnë sonte në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas informacioneve ata do të vendosen në kampin ushtarak Bondsteel.

Mësohet se në këtë kamp është përgatitur hapësirë për rreth 2 mijë e 500 refugjatë.

Ndryshe, Shqipëria ka pritur deri më tani tre aeroplanë me refugjatë afganë.

Rreth orës 01:15 ka mbërritur në Rinas edhe avioni i tretë me qytetarët afganë.

Për të pritur afganët që do të strehohen përkohësisht atje, ishin kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Edhe ky grup afganësh zbritën në aeroportin e Rinasit nga një avion civil.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button