KosovaLajme

Pse po qëndrojnë në Turqi ministri i mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së?

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, tregoi se me ftesë zyrtare të homologut tij, ministrit turk të Mbrojtjes, Hulusi Akar, sot filloi vizitën zyrtare në Republikën e Turqisë, duke filluar me pjesëmarrjen zyrtare në ceremoninë e hapjes së Panairit të 15-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes në Stamboll.

Mehaj tregoi se gjatë katër ditëve të këtij panairi, ndër më të njohurit në botë, përveç takimit me ministrin Akar, së bashku me gjeneral Ramën do të takohen me homolog tjerë nga shtete të ndryshme partnere dhe shtete që jemi në proces të krijimit të bashkëpunimit bilateral.

“Gjithashtu gjatë katër ditëve të panairit, do të takohemi me liderë përfaqësues të kompanive të industrisë së mbrojtjes ndër më të njohurat në botë pjesëmarrëse nga 83 shtete.

Kjo është një mundësi shumë e mirë të njihemi me produktet që ndërlidhen me objektivat tonë të ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-se në procesin tonë të tranzicionit”, tha ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button