Lajme

Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit amerikan: falenderon Shqipërinë e Kosovën

Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit Amerikan është shprehur falënderues ndaj Kosovës dhe Shqipërinë për gatishmërinë e strehimit të afganëve, në kohën kur Kabuli po kontrollohet nga talibanët dhe njerëzit po evakuohen gjithandej.

Ky Komitet i quan shtete mike Kosovën e Shqipërinë, duke shprehur mirënjohje për strehimin e afganëve.

“Në kohën e trazirave dhe kaosit të tërheqjes së ShBA-së nga Afganistani, ne u jemi shumë mirënjohës miqve si Shqipëria e Kosova, që u pajtuan për të ofruar strehim të sigurt të përkohshëm për afganët e ndjeshëm, përfshirë ata me viza speciale imigruese”, thuhet në postimin e tyre në Twitter.http://view-source:https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdHdlZXRfZW1iZWRfOTU1NSI6eyJidWNrZXQiOiJodGUiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3NwYWNlX2NhcmQiOnsiYnVja2V0Ijoib2ZmIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH19&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1427389713443348483&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.fmimages.net%2Fkomiteti-per-pune-te-jashtme-i-senatit-amerikan-jemi-falenderues-per-shqiperine-e-kosoven%2F&sessionId=6a812f8044d47bb8538cb3045617464defd900e5&theme=light&widgetsVersion=1890d59c%3A1627936082797&width=550px

Kryengritësit talebanë filluan të hyjnë të dielën në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit. Pasi forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara tërhoqën pjesën më të madhe të trupave të tyre muajin e fundit, fushata e talebanëve u përshpejtua meqë mbrojtja e ushtrisë afgane, ra.

Sipas BBC edhe pse Kabuli tashmë është mbushur me ushtarë, jeta vijon e qetë dhe shumë njerëz nuk ndihen të shqetësuar.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button