Lajme

“Talebanët mund të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës”

Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal në Kosovë ka reaguar lidhur me situatën e Afganistanit, pas marrjes së kontrollit nga talebanët. Ka qenë pikërisht Anton Nrecaj që ka folur, duke paralajmëruar se talëbanët mund ta tërheqjen e njohjen e Kosovës si shtet.

Deklarata e plotë:

“Nga aspekti politik mund të ketë pasiguri që pushteti i ri atje do të mund ta tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në këtë aspekt Qeveria e Kosovës do të duhet të jetë e përgatitur se si do t’i bashkërendis veprimet qoftë juridike por edhe politike në lidhje me pranimin e refugjatëve afaganë.
Nga aspekti i sigurisë ne nuk shohim ndonjë rrezik potencial nga personat që do të jenë refugjatë të cilët do të vijnë në Kosovë. Mirëpo rreziku potencial mund të jetë nga pushteti i ri në Afganistan. E para për shkak se po u dalim në ndihmë njerëzve dezertorë të vendit të cilët po ikin nga Afganistani. Dhe mund të jetë objekt në një të ardhme jo të afërt objekt i sulmeve të ndryshme nga talibanët”, tha ai.
Talebanët morën nën kontroll Afganistanin, ndërsa sot u vetëshpall edhe presidenti i vendit, zëdhënësi i parë i Ghanit. Ndërkohë, talebanët në daljen e parë për mediat treguan se qëllimi i tyre është paqja e popullit./express

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button