Lajme

Marin Mema – Përveç çështjes çame duhet trajtuar edhe çështja arvanitase

Unë mendoj që kryeministri duhet të bëjë lëvizje sipas interesave të vendit të tij.

Gazetari Marin Mema thotë se me palën greke duhet të diskutuar edhe çështja arvanitase.Ne duhet të pranojmë të vërtetat e historisë ashtu siç janë.

Mema: Mendoj se në këtë situatë takimet me palën greke janë të nevojshme. Unë mendoj që kryeministri duhet të bëjë lëvizje sipas interesave të vendit të tij. Shqipëria është një vend që i ka dyert e hapura për këdo.

Unë besoj që ka një vend në botë që mirëpret dhe mbështet siç mbështet Shqipëria minoritetin.

Ndërkohë që flasim për këtë bashkëjetesë me minoritetin grek, minoriteti shqiptar në Greqi nuk ekziston.

Ne duhet të pranojmë të vërtetat e historisë ashtu siç janë. Çështja arvanitase është një histori e gjatë që kulmon në 1821 ku 90 nga 100 heronj ishin arvanitas, që sot e gjithë ditën flisnin shqip.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button