Lajme

Itali: gati 10 mijë të mitur të shqiptarë kërkuan strehë në 7 vite e gjysmë

Prej janarit e deri në fundin e korrikut të këtij viti, 681 të mitur të pashoqëruar kërkuan strehë, ushqim dhe përkujdesje në shtetin fqinj duke u deklaruar si të braktisur nga familjet e tyre.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme për Imigrimin dhe Politikat e Integrimit, minorenët nga Shqipëria përbënë 8.1 për qind të totalit të aplikimeve duke u renditur pas atyre nga Bangladeshi, Tunizia dhe Egjipti.

Të dhënat nga zyra për të Miturit e Huaj të Pashoqëruar, tregojnë se kërkesat më të mëdha për strehim nga fëmijët shqiptarë vijnë nga grup-mosha 15 deri në 17 vjeç.

Gati 9 mijë fëmijë shqiptarë të regjistruar kanë kërkuar të strehohen e më pas të marrin shtetësinë italiane në harkun e viteve 2015-2020.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button