Lajme

Stërvitja /Nga ajri dhe deti, fillon zbarkimi në Egje, forcat turke në aksion, kush i bashkohet

Ka nisur dje në Izmir të Turqisë stërvitja e përbashkët e shteteve të NATO-s si edhe aleatëve jashtë organizatës.

Në këtë stërvitje janë duke marrë pjesë rreth 1 000 ushtarë nga 37 shtete që janë pjesë e NATO-s ose aleatë të NATO-s, siç është për shembull Kosova apo Emiratet e Bashkuara Arabe.
Gjatë stërvitjes janë përfshirë sigurisht edhe forcat vendase, ato turke, të cilat janë simuluar një zbarkim në një plazh të zonës duke përdorur forcat speciale si edhe mjetet e tjera amfibe.

Gjithçka ndodh teksa NATO është e angazhuar në mbështetje të Ukrainës kundër Rusisë, ndërkohë që në Egje vijon të jetë i lartë tensioni mes Turqisë dhe Greqisë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button