Lajme

Kurti në takimin me Borrellin e përmend çështjen e kamionit nga Kosova që u bllokua në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas sesioneve plenare të Samitit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, takoi Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Borrell deklaroi se ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve.

Ai tha se kjo do të duhej të shërbente si momentum i ri për të përshpejtuar arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare si rezultat e dialogut.

Kurti në anën tjetër u shpreh se reciprociteti do të jetë parimi mbi të cilin do të bazohen veprimet e shtetit të Kosovës.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti e njoftoi sërish Borrellin për pengesat jo-tarifore që Serbia u bën prodhuesve kosovarë “siç ishte rasti më i fundit me kamionin që u bllokua, ndonëse po kalonte vetëm tranzit nëpër territorin e Serbisë”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button